Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” që udhëhiqet nga Vladimir Putin, Sergei Zheleznjak tha se përfaqësuesit e serbëve në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës duhet të bllokojnë procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Zheleznjak në një artikull që është publikuar në faqen e internetit “Rusia e Bashkuar”, tha se deputetët serbë të cilët janë pjesë e “Listës Serbe” do të duhej të pengojnë miratimin e një marrëveshje mbi kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton “Pravda”, transmeton zeri.info
“Hyrja e serbëve në koalicionin qeverisës në Kosovë u jep atyre një mundësi të vërtetë për të ndaluar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, për të bllokuar procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe skenar tjerë të ‘rrezikshëm’ të shqiptarëve”, shkroi Zheleznjak, i cili është edhe deputet në Dumën ruse. Kryeministri i i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhje për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi mbetet arbitrazhi ndërkombëtar”, sepse nuk ka vota që projekt marrëveshjen aktuale të miratohet në Parlament”. Kryeministri malazez Dushko Markoviç dhe ministri i jashtëm Srdjan Darmanoviç njoftuan se procesi i demarkacionit të kufirit me Kosovën ka përfunduar për Malin e Zi.