Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se Serbia po shpopullon Kosovën Lindore nga shqiptarët dhe synon të ripopullojë atë me refugjatë nga territore të tjera, jo vetëm të Ballkanit. “Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve, kushtetutës dhe të gjitha konventave kombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të shqiptarëve të Preshevës me vasalë të tij që arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi. Berisha përmendi edhe Kumanovën dhe vendimin e dhënë ndaj shqiptarëve në procesin gjyqësor. Forca albanofobike dënuan me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, një proces i stisur tërëisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri dhe ato ruse, me të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim ndërkombëtarë për këtë, ka saktësuar, Sali Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …