Haradinaj: Shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore

Haradinaj: Shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore

Me rastin e hapjes së ekspozitës së fotografive dhe dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare, me ç’rast është bërë edhe promovimi i librit: “Rrugëtimi”, i autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se  shqiptarët ishin më meritorët për shpëtimin e hebrenjve, edhe pse populli shqiptar në atë kohë ishte në një gjende të rëndë dhe ishte për një kohë të gjatë nën okupim. Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri morën rreziqe të mëdha mbi supe për të shpëtuar qindra familje hebrenjsh, të cilat u depërtuan nga vendet e ndryshme. Besojmë se përmes punës së autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj do të dalin në shesh të vërtetat e reja lidhur me kontributin e shqiptarëve në këtë kauzë të drejtë… I kujtojmë bashkë ato ngjarje së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten më kurrë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …