Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij. I pari i shtetit e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë. Kryetari theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …