Ataturk

Në Maqedoni, Shqipëri, në Kosovë, në Bosnje e në Sanxhak u përkujtua 79 vjetori i vdekjes së Ataturkut

Në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në Bosnje e në Sanxhak  sot janë mbajtur ceremonitë përkujtimore me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, raporton agjencia turke Anadolu.  Me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Atatürk, u organizua ceremoni përkujtimore nga Komuna Qendër-Zhupë që ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe nga Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”. Në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë të pranishëm ishin ministri i Administratës Publike i Republikës së Kosovës, Mahir Yağxhılar, zëvendëskryetarja e Kuvendit të Kosovës, Müfera Şhinik, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka dhe përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë si TIKA, Instituti Yunus Emre, nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit turk të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …