Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti, do të ketë përkrahjen edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për balotazh më 19 nëntor në këtë komunë pas një marrëveshjeje politike të arritur mes tij dhe LV-së. “Me këtë marrëveshje të nënshkruar për koalicion me kandidatin për kryetar z. Fatmir Rashiti dhe LV-së, është rikonfirmuar ndryshimi që tashmë është duke ndodhur, për Shtimen ndryshe, për zhvillim ekonomik, për cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të komunës së Shtimes në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Marrëveshje politike për ta mbështetur z. Rashiti në balotazh është realizuar ditë më parë edhe me Degën e LDK-së, ndërsa gjatë raundit të parë dhe në balotazh po ashtu janë duke e përkrahur partnerët e koalicionit: AAK, Nisma, AKR, LB dhe PD”, thuhet në sektorin për informim të kandidatit të pavarur, Fatmir Rashiti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …