Dietmann: Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbështet anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Axel Dietmann ju ka deklaruar medieve serbe se vendi i tij e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe mbështet anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai ka deklaruar revistës serbe NIN se me kornizën negociuese, në të cilën Serbia ka dhënë pëlqimin e saj, është përcaktuar se një nga kushtet për pranimin e Serbisë në BE është një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje ligjërisht obligative.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …