Gjatë konferencës dyditore për çarmatimin bërthamor, Papa Françesku tha se bota duhet të dënojë jo vetëm përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore por edhe posedimin e tyre. “Ne nuk mund të ndihmojmë, por kemi një ndjenjë të thellë shqetësimi kur marrim parasysh pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisiore nga çdo përdorim i pajisjeve bërthamore. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mbahen rob i forcës ushtarake, frikësimit të ndërsjellë dhe i ekspozimit të stoqeve të armëve”, tha në mes tjerash gjatë konferencës dyditore për çarmatimin bërthamor, ku po marrin pjesë 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, si dhe zyrtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …