Ndonëse kanë kaluar mbi dy muaj nga konstituimi i legjislaturës së re të Kosovës, Kuvendi ka mbajtur vetëm 4 seanca. Deputetë të partive opozitare kanë thënë se fajtor për këtë ritëm tejet të ngadaltë të punës së Kuvendit është kryetari tij, Kadri Veseli i cili në vend se t’i përkushtohet institucionit që drejton, ai është marrë me fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale. Analistë dhe ekspontent ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen se ky ritëm i ngadaltë i Kuvendit të Kosovës po bënë që të mos miratohen ligjet që po presin për procedim në Kuvend. Nga ana tjetër, zyrtar të qeverisë kanë thënë se Qeveria po punon në mënyrë dinamike dhe projektligjet i procedon sipas kësaj dinamike të përcaktuar dhe programit qeverisës në interes të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …