Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mori pjesë në konferencën Rajonale vjetore, me temën: Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë fjalës para të pranishmëve ajo theksoi se bashkëpunimi rajonal është vendimtar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe krijimi i një ekonomie tregu funksionale, janë detyrat parësore të institucioneve të Kosovës, theksoi ministrja Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Ajo shtoi më tutje se ekziston nevoja për të vazhduar të krijohen projekte të përbashkëta ndërmjet vendeve të rajonit dhe shkëmbimi i përvojave.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …