leoni

Lluka: Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat që hapin rrugët për zhvillimin e Trepçës

Lluka: Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat që hapin rrugët për zhvillimin e Trepçës

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar ndërmarrjen Trepça dhe është takuar me drejtuesit dhe punëtorët e kësaj ndërmarrje. Në mëngjesin e sotëm, si pjesë e premtimeve për të rregulluar probleme e Trepçës, isha në vizitë në këtë ndërmarrje ku u takova me ekzekutivin dhe sindikatën. Ishte një takim mjaftë i mirë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të rregulluar shumicën e problemeve që hasin punëtorët e Trepçës. Ndërkohë, i informova që Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikëqyrës, që është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjigandi ekonomik, ka shkruar ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …