Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion nga Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Gjakovës, udhëhequr nga Afrim Caka- kryetar, Burim Zhubi –nënkryetar dhe Burhan Aliaga-sekretar. Në takim u bisedua për hallet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë dhe nevojat e tyre. Në takim u tha se duhet të ketë kujdes më të madh institucional për të gjithë ata që kanë dhënë shumë për këtë vend. Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik të Gjakovës, Afrim Caka, tha se kërkesat e tyre janë adresuar në vendin e duhur dhe se ato do të merren në konsideratë nga kryeministri Haradinaj. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton do t’i trajtojë me shumë kujdes kërkesat e atyre që kanë dhënë kontribut në lirinë dhe shtet ndërtimin e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …