Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi duhet të prodhojnë një Traktat Paqeje, njohje të ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se në fazën e ardhshme të bisedimeve duhet të përfshihet edhe Kuvendi dhe Presidenca si dhe të kufizohet koha e dialogut. Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion shumë më të madh ndaj Serbisë dhe së dyti dialogu mund ta ruajë kredibilitetin. Palët mund ta ruajnë prestigjin ndërkombëtar nëse kalojmë në një fazë përfundimtare e cila duhet të përfundojë me një marrëveshje e cila duhet të jetë marrëveshje paqeje, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …