Shënohet “Dita e Gështenjës”, në Junik

Të premten është shënuar “Dita e Gështenjës”në Junik .

Komuna e Junikut është e njohur për gështenjën që ka dhe për produkte tjera, andaj një ditë si kjo për prezantimin e produkteve është e mirëseardhur thanë ata të cilët  kishin ekspozuar edhe produkte të tjera të ndryshme në këtë panair.

Në këtë ditë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti duke ju shprehur përkrahjen e komunës së Junikut në promovimin e produkteve vendore, dhe njëherit ju kërkoi të pranishmëve që të merren sa më shumë me kultivimin e produkteve vendore, të cilat produkte e veçojnë këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …