Ambasada e Gjermanisë dhe e Francës në vendin tonë kanë përkujtuar viktimat e Luftës së Parë Botërore ku morën pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe i Britanisë së Madhe, Ruari O’Cpnell. Në fjalën para të pranishmëve, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane. Ai shtoi më tutje se ajo çka ka bërë Gjermania dhe Franca janë shembull për të gjithë rajonin duke rekomanduar që kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet që janë ndarë kohët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …