Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha, i cili një ditë më parë i ka arritur marrëveshje me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar anëtarët e Nismës që më 19 nëntor ta ndëshkojnë pushtetin e deritashëm.
“Miq, qytetarë, antarë e simpatizant të NISMA për Kosovën, luftën politike kundër krimit të organizuar dhe rigrupimit të tyre me kamuflim dhe riciklim të figurave formale duhet ndëshku me votë me 19 nëntor… Prizreni duhet të çlirohet nga grupet parapolitike që viteve të fundit e kan terrorizu qytetarin, dhe për me ndodhë kjo duhet një rrireshtim i vetëdijes qytetare progresive për me dhën fundë k,saj gjendje. Vullneti i qytetarve me 22 tetor ka krijuar këtë situat që jemi dhe ne duhet të gjendemi dhe të veprojm në përputhje me zotimet tona gjatë fushatës për ndryshim. Realitetet nuk mundë anashkalohen! Meq është kështu atëher duhet vepruar duke i respektuar qëndrimet e kaluara për të ndryshuar të ardhmen. Vendimi që z.Haskuka me e mbështet për të parin e Prizrenit është i analizuar, menduar dhe i konsultuar. Unë mendoj se ky vendim i shërben parimeve të mija politike tash e 17 vite dhe subjektit politikë që e përfaqë soj.Në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë nuk kam marrë vendim për inat ose për të dëmtuar ndonjërin, por ato i kam marrë dhe i kam shërbyer pastaj për hir të kauzës në të cilën kam qenë i përcaktuar”, ka shkruar ai në rrjetin social.