Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe delegacionin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, në krye me Presidentin e Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Juglindore,  Mahmut Çevik, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm. Ministri Rikalo, gjatë këtij takimi i ka informuar ata me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të tij, me këtë rast theksoi edhe hapjen e pesë qendrave rajonale, të cilat do të mbështesin prodhuesit bujqësorë në arsim dhe angazhimin me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …