Kandidatja e PDK-së, për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka dhënë mesazh për qytetarët me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore. “Sot, ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e 19 Nëntorit, ditë kur qytetarët do të rikonfirmojnë ndryshimin. Ditë kur qytetarët do t’i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale. I ftoj qytetarët, simpatizantët, anëtarët e PDK-së dhe anëtarët e partive tjera që tashmë kanë konfirmuar përkrahje për platformën tonë, të bëni fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze. Vetëm kështu mund ta ndihmojmë Mitrovicën dhe vendin tonë. Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin për Mitrovicën!”-ka shkruar, Valdete Idrizi
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …