Ministri Kujtim Gashi priti në takim ambasadoren kroate në Kosovë, Maria Kapitanovic

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në një takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic. Të dy biseduan rreth Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë si dhe shkëmbimit të përvojave kulturore dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve. Ministri Gashi falënderoi ambasadoren kroate të akredituar në Prishtinë, Maria Kapitanovic, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit të Kosovës nga shteti dhe populli korat nëpër të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë e veçanërisht përkrahjen në fushat që mbulon MKRS-ja. Ai e njoftoi ambasadoren se MKRS-ja është e gatshme të përkrahë projektet konkrete për promovimin dhe avancimin e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta të dy vendeve duke potencuar edhe mbështetjen e komunitetit kroat që jeton në Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër, ambasadorja kroate Maria Kapitanovic, e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe vlerësoi gatishmërinë e ofruar për të bashkëpunuar me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të dy vendeve. Ajo shprehu kënaqësinë për arritjet dhe sukseset e sportit kosovar sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit, duke theksuar se Kroacia vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në të gjitha proceset e shtetndërtimit, veçanërisht në kuadër të kontributit për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …