leoni

Komuna e Kaçanikut vazhdon traditën e suksesshme për inkasimin e të hyrave vetanake

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e fillimjavës, në të cilën u njoftua për aktivitetet, projektet dhe punët administrative komunale për javën që sapo lamë pas. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut është duke vazhduar traditën e suksesshme të mbledhjes së të hyrave vetanake. Sipas raportit të Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, për periudhën Janar- Tetor 2017 janë inkasuar gjithsej 562,755.45 euro, apo 70 % e planifikimit vjetor për inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë. Nga pagesa e tatimit, në vazhdimësi po përfitojnë qytetarët e komunës, ku këto mjete po kthehen në realizmin e shumë projekteve që po rregullojnë mirëqenien qytetare. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, kanë filluar punimet edhe në projektin “Ndërtimi i rrugës në Lagjen Neziraj” rruga “Rizah Neziaj”. Punimet po ashtu kanë filluar edhe në projektin “Sinjalizimi horizontal dhe vertikal në rrugët e Komunës së Kaçanikut”. Nga ana tjetër, punimet janë duke vazhduar në dhjetëra projekte kapitale të financuara nga buxheti komunal i Kaçanikut dhe nga ministritë e ndryshme, që kanë për qëllim rregullimin e mirëqenies qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …