Sot në Komisionin për Arsim shqyrtohet projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta

Punëtorët teknik të gjashtë shkollave të komunës së Prishtinës hynë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se që nga sot me të gjithë punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, do të hynë në grevë. Sipas një njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, pas protestës së të premtes, që bën punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, kompania “MSS” kreu obligimet e veta ndaj punëtorëve, mirëpo, komuna e Prishtinës edhe për kundër premtimit publik se ajo do t’i kryej obligimet e veta, këtë nuk e bëri. “Vet nënkryetari i komunës të premten deklaroj se nëse nuk paguhen pagat, unë vet do të solidarizohem  me ju, po i njëjti sot deklaroi se nuk mund t’i kryejë obligimet”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …