Albert Z. Zholi: Hasan Gjura, mjeku i 10. 000 ushtarëve

Albert Z. Zholi: Hasan Gjura, mjeku i 10. 000 ushtarëve

Hasan Gjura lindi me 12 nëntor 1932 në fashatin Kuturman të Librazhdit në një familje liridashëse, atdhetare dhe patriotike, e cila e rriti dhe e edukoi me cilësitë dhe virtytet më të mira njerëzore. Fëmijëria e Hasanit ishte e vështirë, pushtimi nazifashist e mbushi atë me urrejtje e revoltë, gjë e cila bëri që ai të vepronte kundër tij. Fshati i lindjes Kuturman është pjesë e krahinës së Çermenikës, e cila njihej si një krahinë me tradita luftarake e patriotike të hershme, por që shkëlqeu veçanërisht gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, e cila ishte ndër krahinat e para që rroku armët kundër pushtimit fashist dhe u bë bazë e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe e formacioneve partizane. Një kontribut të çmuar në këtë luftë dha edhe familja e Hasanit, babai i tij Rrahman Gjura dhe xhaxhai i tij Miftar Gjura kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme luftarake dhe në formacionet partizane.

Fëmijëria plot vuajtje dhe sakrifica

Në fëmijërinë e tij, Hasani përjetoi varfërinë ë skajshme, mjerimin, paditurinë dhe dhunën e egër të regjimit të zogut, ku njerëzit vuanin për bukën e gojës, veshmbathje, ku sëmundjet e turbekulozit, tifos, malarjes etj po i shfarosnin njerëzit. Në gjithë nënprefekturën e Librazhdit nuk kishte asnjë qendër shëndetësor, por vetëm një infermier shëtitës. Në atë periudhë të vështirë pothuajse 90 % e popullsisë ishin analfabetë dhe njerëzit rriheshin, torturoheshin, poshtëroheshin, pasi nuk kishin mundësi të paguanin taksat e shumta dhe të rënda të regjimit të kohës.

Me çlirimin e vendit nga pushtuesit në vitin 1944, si për të gjithë edhe për Hasanin i cili ishte 12 vjeç dhe familjen e tij u hap një perspektivë e re. Menjëherë filloi puna për ndërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. U hapën shkolla e kurse kundër analfabetizmit. U hapën spitale e ambulanca. Me hapjen e shollave, Hasani si të gjithë të rinjtë e kohës, të cilët kishin kishin vuajtur mungesën e shkollës nisi një epo kë e re, ku ata tashmë kishin mundësi të shkonin në shkollë dhe dijhet e tyre ti vendosnin në funksion të vendit.

Arsimimi, një nga sfidat më të rëndësishme të Hasan Gjurës

Në vitin 1949 Hasani mbaron shkollën e fillore dhe vazhdon shkollën një vjeçare për infermier në Shkodër. Pas përfundimit të shkollës ai fillon punë në Spitalin e Elbasanit, ku me punënn dhe përkushtimin e tij arriti të hapte ambulancë në Cërrik dhe në Shmil, për ti ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave, të cilat vuanin prej vitesh të tëra mungesën e shërbimit mjeksor. Më pas, nga viti 1951 deri në 1957 ai kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Vlorë dhe në Saver të Lushnjes, ku afro 10.000 ushtarë punonin pa u lodhur për tharjen e kënetës së Tërbufit. Falë punës së palodhur dhe profesionalizmit Hasan Gjra u përzgjodh nga një konkurs si infermieri më i mirë, i cili punonte me devotshmëri për mjekimin e ushtarëve nga malarja e sëmundje të tjera dhe u shpërblye me stimuj të ndryshëm.

Në vitin 1957 Hasan Gjura, duke qenë se familja e tij jetonte në qytetin e Librazhdit, ai u emërua me punë në qytein e Librazhdit, ku si inspektor sanitar rrethi punon me devotshëmri për higjenën dhe luftën kundër sëmundjeve ngjitëse etj.

Gjatë viteve 1957-1970 Hasan Gjura mbaron shkollën 7-vjeçare, gjimnazin, shkollën mjeksore 3-vjeçare për infermieri në Elbasan dhe shkollën 4-vjeçare për ndihmës mjek po në Elbasan. Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera, Hasani kishte të drejtëtë bënte vizita dhe të jepte receta mjeksore. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punë si drejtues në qendrën shëndetësore në vendlindjen e tij në Kuturman dhe punoi me përkushtim dhe profesionalizëm në ndihmë të banorëve deri në daljen e tij në pension në vitin 1996.

Puna dhe marrëdhëniet shoqërore

Duke qenë ndër specialistët e parë dhe në një zonë problematike pëë situatën shëndetësore, siç ishte Librazhdi Hasanit i ra barra e rëndë e përballimit të shumë vështirësive, të cilat ai me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të lartë arriti ti përballonte me sukses dhe për këtë është nderuar me urdhëra, medalje dhe stimuj të ndryshëm. Në vitin 1953 Hasani krijoi familjen e tij. Ai u martua me Xhane Bahitin, e cila i ka dhënë atij mbështetje dhe përkrahje të veçantë gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij. Të dy sëbashku përballuan sfidat e rrjedhës së jetës dhe lindën rritën dhe edukuan 5 djem dhe 4 vajza. Me 12 nëntor ai mbush 85-vjeç dhe i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet në gjirin e familjes, miqve dhe shoqërisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …