Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke folur lidhur me deklaratën e zëvendës-kryeministrit Enver Hoxhaj për formimin e Ushtrisë i cili tha se në vitin e ardhshëm Kosova do ta ketë Ushtrinë e saj, ka thënë se me këtë deklaratë të Hoxhajt, kupton se zgjedhjet e parakohshme janë në vitin e ardhshëm. Sipas tij PDK e përmend Ushtrinë vetëm në kohën parazgjedhore. “Kur PDK-ja thotë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në vitin e ardhshëm, atëherë kjo nënkupton se paska zgjedhje të parakohshme në vitin e ardhshëm, sepse ata vetëm në kohë parazgjedhore e përmendin ushtrinë”, ka deklaruar Selimi për mediet.
