Haradinaj: Kosova si partnere e NATO-s e meriton ta ketë Ushtrinë e saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush  Haradinaj në fjalën e tij gjatë  konferencës së NATO-s ka thënë se Kosova si partneritete e kësaj organizate e meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Kësisoj, ajo do të mund ta ndihmonte NATO-n në procesin e saj drejt sigurisë rajonale. “Kosova e meriton të anëtarësohet në këtë aleancë Ne e duam NATO-n të qëndrojë në Kosovë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura dhe  besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO, të cilën e shohim  si faktor të posaçëm të stabilitetit rajonal, sidomos në luftimin e radikalizmit, e shohim si ndihmesë për Kosovën që Kosova të ndalojë se absorbuari siguri dhe t`i ofrohet ta ndihmojë sigurinë. FAK-u do e ndihmonte këtë proces dhe sigurin gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …