MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E FONDIT PËR ZHVILLIM TË ARABISË SAUDITE

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua  me përfaqësuesit e  Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me Abdullah Al-Shoaibi, menaxher rajonal. Gjatë këtij takimi u bisedua për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë. Ministri Lekaj gjatë takimit tha: “Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme dhe më vjen keq për stërzgjatjen e realizimit të këtij projekti, por ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh.” Ndërsa Al-Shoaibi tha: “Sa u përket raporteve tona, ne do të kemi raporte të shkëlqyera si me ju, po ashtu edhe me të gjitha ministritë tjera, me të cilat do të kemi projekte të përbashkëta. Ne ju njoftojmë se kërkesa juaj për t’u financuar edhe pesë kilometra të kësaj rruge është aprovuar. Gjithashtu, ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur Ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim edhe në shumë projekte tjera të përbashkëta”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …