Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshojë. Çitaku po ashtu në këtë mbledhje ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe Kosova është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni i tillë nuk është më i nevojshëm as i vlefshëm. Ajo ka kërkuar nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi kjo është humbje kohe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …