Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, një grup i pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë kësaj jave do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake ajrore të përbashkëta me Serbinë. Ushtrimi, Shqiponja e Dyfishtë fillon pasnesër në aeroportin e Batajnicës, në Beograd. Ky ushtrim synon forcimin e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale, kanë thënë zyrtarë të Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane. (REL)
