Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, kryetar për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, kryetar i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar. Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme. Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë.
