RKL: Krye-inkuizitori i kohëve tona, David Schwendiman thotë se është trim dhe nuk frikësohet nga UÇK-ja

RKL: Krye-inkuizitori i kohëve tona, David Schwendiman thotë se është trim dhe nuk frikësohet nga UÇK-ja

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, krye-inkuizitori i kohëve tona, David Schwendiman është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundshme që të mbrojë dëshmitarët e mbrojtur,  (të instruktuar dhe të dresuar nga shërbimet serbe dhe EULEX-i) të cilët, sipas tij mund “të jenë në rrezik nga gjithçka, nga vdekja e deri tek frikësimi”. Ai si zakonisht ka refuzuar të publikojë ndonjë detaj se kush mund të jetë cak, apo se kur mund të nisin paditë e para, por ka pranuar, gjatë një takimi me gazetarët në Hagë, se zyra e tij është e vetëdijshme për rrezikun me të cilin përballen dëshmitarët potencialë. Do të bëjmë gjithçka është e mundur që të provojmë dhe t’u japim atyre rehatinë dhe mbrojtjen që u nevojitet për të marrë pjesë. Askush s’do t’më frikësojë mua”, ka thënë ai.

Schwendiman ka deklaruar se  është shumë trim dhe nuk frikësohet nga atmosfera politike në Kosovë, edhe pse është në krye të një misioni racist dhe fashist, meqë nuk kërkon të dënojë ata që kanë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, por për hir të Serbisë, pretendon të dënojë e të diskreditojë  vetëm pjesëtarë të UÇK-së, të cilët gjatë luftës paskan ndaluar e maltretuar  serbë dhe disa nga bastardët shqiptarë, bashkëpunëtorë të regjimit të Milosheviqit, të cilët nuk paskam pasur të drejtë, t i ndalojnë as t i vrasin.

Në kohën e Inkuizicionit historik, që për disa shekuj kishte përfshirë tërë Evropën perëndimore, në Mesjetën e saj të errët e morbide, aksion barbar  të cilin e kanë udhëhequr gjyshstërgjyshërit e këtyre Schwendimanëve, apo gjyshstërgjyshet e Trendafiloveve dhe sojit të tyre, mjaftonin dy dëshmitarë, për t’i djegur në turrë të druve banorët e  një fshati të tërë, të cilët paraprakisht akuzoheshin për herezi. Mjaftonte që dëshmitari të ishte besnik i inkuizicionit, sikur është sot besnik i EULEX-it cilido dëshmitar i mbrojtur, paraprakisht i instruktuar,  i dresuar dhe i siguruar deri më shlyerje dhe shpërfytyrim të identitetit.

Të tillë ka prodhuar kombi shqiptarë qysh prej Ballaban Badherës e deri në ditët tona. Secili regjim që i ka shtypur shqiptarët,  në të kaluarën, ka gjetur në mesin e tyre, sejmenët, çaushët, kmetët, poverenikët, drugarët dhe tërë sojsorrollopin e mbetjeve pushtetare. Të tillë kemi mjaft edhe sot sidomos tani kur i merr në mbrojtje Gjykata Speciale, e cila ka siguruar fonde, dhoma të specializuara si ato të kohës së fashizmit sa për simbolikë, dhe prokurorë, gjykatës, policë e milicë nga shtetet e qytetëruara të Evropës dhe botës.

David Schwendiman e ka marrë me turr  këtë aksion, i cili i ka gëzuar sidomos kundërshtarët e UÇK-së, përbaltuesit dhe mohuesit e luftës çlirimtare, të cilët përditë po i brohorasin ardhjes së “Epopesë së Gjykatës Speciale” e cila sipas tyre do ta tronditë Kosovën deri edhe themelet e pavarësisë së saj të brishtë e të minuar nga brenda e nga jashtë.

Gëzimi dhe entuziazmi i bijve të prokurorëve të Titos e Rankoviqit, i bijve dhe i bijave të ambasadorëve të Titos, i bashkëpunëtorëve të regjimit të Milosheviqit  dhe “lepe-peqet”  dhe “Yes okyet” që këta i bëjnë  çdo shërbimi të huaj me origjinë nga Lindja e nga Perëndimi, po e presim me padurim publikimin e aktakuzave të para, tërmetin që do të shkaktohet në Qeveri dhe në institucione, pa menduar fare për pasojat, sepse i kanë besuar dhe i besojnë rikthimit të kohës së tyre, rikthimit të bashkim vëllazërimit, rikthimit të gjyqeve jugosllave, të kohës kur baballarët, nënat e motrat e tyre  dënonin shqiptarë qoftë edhe për një fjalë goje apo për shkrimin e dy shkronjave R.K. Këta janë ata që po presim me padurim nga viti në vit, sikur dhelpra të pasmet e dashit, këta janë ata që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me dëshmitarët e mbrojtur, i mbështesin financiarisht i punësojnë ne vende ku ata  marrin  me paga të majme dhe ku i kanë siguruar ata  vetë dhe me tëra  familjet e tyre.

Gjykatën speciale, fashiste e raciste kundër UÇK-së e mirëpret edhe një segment politik i pacifizmit të neveritshëm, i asaj pjelle bastarde që i gëzohet rrënimit të institucioneve, për shkak se nuk i drejtojnë vetë ato, për shkak se kanë mohuar dhe mohojnë lirinë e fituar me gjakun e derdhur të 200o dëshmorëve e mbi 12.000 martirëve vetëm të kohës së luftës së UÇK-së.

Është për të besuar se kjo Gjykatë do të dështojë, sepse luftëtarët idealistë të lirisë nuk do t’i përgjigjen asaj dhe do ta kundërshtojnë çdo bashkëpunim me të. Ky konstatim bazohet edhe  në një Raport të informacionit dhe komunikimit publik në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Në të gjeturat e raportit, i cili u prezantua, lidhur me perceptimin publik për Gjykatën Speciale, thuhet se 51 për qind e qytetarëve shqiptarë, janë të gatshëm të protestojnë në rast të paraqitjes së aktakuzave të para dhe se ndjenja e padrejtësisë nga ana e të anketuarve është në masë të madhe. Ndërkaq, pakënaqësitë e njerëzve mund të çojnë në trazira civile dhe se qytetarët mund të angazhohen në pengimin e autoriteteve të Kosovës, akterëve ndërkombëtarë, Gjykatës Speciale nga ndjekja penale ndaj atyre që është ngritur aktakuza.

Kjo Gjykatë duhet të dështojë dhe janë luftëtarët idealistë të UÇK-së që do ta detyrojnë të dështojë, pavarësisht lëvizjeve kontroverse të kryetarit Hashim Thaçi, pavarësisht disa dëshmitarëve të mbrojtur dhe të instruktuar  të EULEX-it dhe dëshmitarëve të blerë nga “drejtësia ndërkombëtare”.

Gjykata Speciale kundër UÇK-së do të kurorëzohet me sukses vetëm nëse duam vetë t’i dorëzojmë vlerat e luftës dhe të pajohemi me kthimin e Serbisë në Kosovë. Në të kundërtën  ajo do të dështojë me turp sikur ka dështuar inkuizicioni, sikur kanë dështuar  gjyqet e Hitlerit, të Titos, Rankoviqit, Milosheviqit, të UNMIK-ut dhe të EULEX-it.

Gjykata Speciale kundër UÇK-së është një lubi inkuizicionale, raciste e fashiste,  që nuk duhet lënë të kalojë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …