Victoria Milesku: KËNGA E MËRGIMIT

 


Jusuf Zenunaj është një . Sa më larg janë kosovarët nga atdhe i vetu, aq më shumë e duan dhe punojnë më shumë për te. Poetët e Kosovës që e ndjekin fatin e mërgimtarit, e përshkruajnë brigjeve të huaja, me dashuri, me nostalgji e me dhembje, historinë shumë të bujshme të atdheut të vet dhe luftën e popullit shqiptar për liri.

Jusuf Zenunaj i shtohet vargut të gjerë të poetëve shqiptarë, me preponderencë (epërsi) kosovare, të cilët poeti dhe përkthyesi i palodhshëm Baki Ymeri i ka përkthyer në gjuhën rumune.
Autori i vëllimit Din stâncã curg lacrimi (Prej shkëmbit rrjedhin lot), regjistrohet si biografi dhe krijim letrar në linjën e përgjithshme të poetëve kosovarë që kanë vajtur nga vendlindja, duke ndjekur fatin e mërgimtarit, duke shkruar nëpër brigjet e huaja me dashuri, me nostalgji e me dhembje, historinë shumë të bujshme të atdheut të vet, për luftën e popullit shqiptar për liri.
Poeti u lind në Kosovë më 1958, ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, ka ushtruar profesionin e profesorit disa vjet, ndërsa nga viti 1992 është vendosur në Belgjikë. Dy temat e preferuara të poezisë kosovare: dashuria ndaj qenies së dashur dhe dashuria ndaj atdheut, gërshetohen këtu mbi një sfond piktoresk, duke mbajtur shenjën e një kolorature lokale që lanson apel në zakone, tradita, sidomos toponime: Drini plak, Gryka e Rugovës, Guri i Bardhë, Peja, Lumbardhi etj.
Dashuria përjetohet si një përzierje e sensualitetit dhe çiltërisë, ndërsa shprehja, nganjëherë e sinqertë, lind naivitetin që ia shton magjinë ndjenjës së pacenzuruar: “Kur bie shi/ Dua të të shoh e lagur/ Ajrin që e ke thithur/ Ta ndjej mes buzëve tua/ Kur derdhet ndër fjalë/ Kur bie shi/ Dua të ngrohem/ Në krahërorin tënd të nxehtë/ Në zjarrin e duarve tua/ Më pëlqen të digjem/ Në trupin tënd të piqem.” (Kur bie shi).
Ekzistojnë vargje që duket se vijnë si një jehonë nga melosi i Ilirisë së lashtë: “Për ty mund të rrihen edhe hyjnitë”.. Ekziton një poezi (Mall), që i afrohet aq shumë mallit rumun, si sentiment i pashprehur nga malli i mistershëm. Vargjet kanë një ngrohtësi speciale, një ritëm vibrues, duke qenë në mazhorancë, këngë të destinuara për përkëdheljen e vetmisë, të vuajtjeve të prodhuara si pasojë e padrejtësisë së të shkuarës por edhe të tanishmes, një degë të saj duke e hasur madje edhe në vjershën , duke e hymnizuar fuqinë, magjinë e këngës, ngase / E shkrin edhe hekurin.
Pjesa dërmuese e poezive janë të shkruara në Bruksel, duke mbajtur kujtimin e vendlindjes, por edhe hijen e një shëmbëlltyre të përgjakshme, (Hijet e zeza). Në këtë hipostazë, toni është protestues, ndjenja përvëluese shprehja e ashpër deri në sarkazëm… Jusuf Zenunaj është një , siç e konsideron Baki Ymeri në pasthënie, duke ilustruar idenë se edhe ky poet, si bashkatdhetarë të shumtë të tij nga mërgimi, sa më larg janë nga atdheu, po aq më shumë e duan dhe punojnë më shumë për te. Libri e pa dritën e botimit nën përkujdesjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2008, 98 fq. (Revista Sud, nr.7-8 / 2008)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …