Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë më bindëse se ajo në raundin e parë. Ai ka thënë se këtë synim do ta arrijë pa ndonjë koalicion paraprak. Ilazi ka deklaruar për Epoka e Re se në mandatin e ri do të fokusohet në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal për ta zbutur papunësinë. “Nuk do të mund të them se me çfarë përqindje do të jetë fitorja ime, por jam i bindur se PDK-ja do të dalë shumë më bindëse në fitoren e saj sesa në raundin e parë karshi kundërkandidatit tjetër. Pra, fitorja e PDK-së të dielën në Komunën e Kaçanikut është e padiskutueshme”, ka thënë Ilazi.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …