Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj. Veseli ka thënë se Agim Aliu është kryetar i vendimeve dhe projekteve të mëdha për Ferizajn, i cili përveçse ka përkrahjen e qytetarëve të Ferizajt, e ka përkrahjen edhe të qeverisjes qendrore. “Agimi gjithmonë ka qenë njeri unifikues, që i ka bashkuar njerëzit. Ndërsa, si kryetar i Ferizajt, me projektin e tij shumë të rëndësishëm, ai do ta bashkojë edhe tërë qytetin e Ferizajt. Do ta modernizojë infrastrukturën dhe Ferizaj do të bëhet komunë shumë tërheqëse për investitorë të vendit dhe të huaj”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson …