MASHT-i, furnizoi me inventar shkollën profesionale në Kijevë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë furnizimin e shkollës së mesme profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë, me inventar shkollor. Këtë donacion të ministrisë, e ka sjellë vet ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, i cili ka qëndruar në Kijevë, ku është takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin e arsimit Avdi Morina, drejtorin e shkollës, Sami Toplana, si dhe me nxënësit e kësaj shkolle profesionale. “Inventari për shkollën e juaj, është bërë në kuadër të furnizimit të shkollave me inventar të nevojshëm për mirëmbajtjen e procesit mësimor”, tha ministri Bytyqi, i cili gjithashtu u shpreh se ministria që ai drejton, “është e përkushtuar në rritjen e cilësisë në arsim edhe çdo investim që po bëhet, ka për qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për mësimnxënie dhe mësimdhënie”. Gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle profesionale, ministri i arsimit, Bytyqy dhe kryetari Begaj, kanë kërkuar nga nxënësit që të mësojnë dhe të jenë shembull. “Ne e kemi për detyrë të krijomë kushte për mësim, ndërsa detyrë e juaja është që të mësoni, në rend të parë veten e juaj, e pastaj edhe për vendin, pasi ju jeni e ardhmja e vendit”, ju tha nxënësve të kësaj shkolle, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …