Ministri Kujtim Gashi përuron disa monumente të trashëgimisë në Prizren, premton edhe 2 milionë euro për Qendrën Historik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë ditës së enjte ka vizituar qytetin e Prizrenit me ç’rast ka përuruar disa prej projekteve të cilat janë përfunduar dhe po realizohen nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të aktiviteteve restauruese – konservuese për vitin 2017. Ministri Gashi gjatë vizitës së projektit të realizuar në shtëpinë e familjes Pomaku theksoi se ndihet i lumtur që falë përkushtimit të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, e cila gjatë këtij viti ka filluar me ndërmarrjen e masave të riparimit në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit dhe objektet tjera që gjenden në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme, tani më gjendja e aseteve të trashëgimisë kulturore po ndryshon për të mirë. Anëtarët e familjes Pomaku, u shprehën të kënaqur me mbështetjen e treguar nga ana e institucioneve shtetërore duke potencuar faktin se edhe ata do mbesin të përkushtuar si qytetarë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit. Gjithashtu ministri Gashi ka përuruar edhe disa projekte restauruese-konservuese të realizuara gjatë këtij viti si: shtëpinë e familjes Alili në Prizren, restaurimin e dy trafo-stacioneve të vjetra në Prizren, Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë si dhe shtëpinë e familjes Zhoriq në Prizren. “Realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa – monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ky do mbetet përkushtim i imi si ministër që edhe gjatë vitit 2018 të vazhdohet me punët restauruese-konservuese jo vetëm për qendrën historike të Prizrenit por edhe për të gjitha asetet e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ministri Gashi. Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi ka inspektuar edhe punët restauruese-konservuese në Kompleksin e familjes Drini, në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren, si dhe familjes Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …