Ministrja serbe për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së

Ministrja serbe për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së

Me marrëveshjen e Brukselit është paraparë marrëveshja për normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve. Edhe pse nuk është definuar përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të ardhshme, kjo nuk do të thotë se Serbia ka për obligim të njohë Kosovën. Për këtë arsye edhe është vendosur dialogu Prishtinë-Beograd, pas epilogut të cilit duhet të dalë përmbajtja e marrëveshjes, deklaroi sot ministrja për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq. Ajo tha se kur bëhet fjalë për hyrjen në BE, “pakoja-aranzhim” i Ballkanit Perëndimor do të thotë ngadalësim i Serbisë në këtë proces.

“Jam e dëshpëruar që dje në Bruksel është folur për këtë pako. Ne e dimë se presidenti i KE-së, Jean Claud Juncker  ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më së shumti në rrugën drejt BE-së dhe Serbia edhe para vitit 2025 mund të bëhet anëtare e saj, në vend të kësaj është folur për pakon e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Joksimoviq për mediat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …