Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot mbajti takimin e rregullt të fundvitit me donatorë për punën dhe mbështetjen që i është bërë kësaj ministrie, si dhe për të koordinuar veprimet që do të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm -2018. Në konferencë përveç përfaqësuesve të resorëve të MTI-së, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga: Komisioni Evropian, USAID-i, Swisskontakt-i, EBRD-ja, Banka Botërore, GIZ-i, Ambasada e Kroacisë, Ambasada e Francës, etj. Në fjalën hyrëse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, bëri të ditur se ai dhe ministria të cilën e drejton do të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar vazhdimisht me donatorë, në mënyrë që të rriten shërbimet dhe aktivitetet në fushat me interes të zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik dhe shoqëror.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …