Forumi Ndërkombëtarë për Siguri “Halifax” ka paralajmëruar dy folësit kryesor të këtij takimi që ka bërë bashkë mbi 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës. Hashim Thaçi dhe Jens Stoltenberg do të jenë në dy panele, ku do të diskutohet për tema të ndryshme, që ndërlidhen me sigurinë globale. Në kuadër të forumit, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum. Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …