Sot në Tiranë u shënua zyrtarisht 73-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë

Sot në Tiranë u shënua zyrtarisht 73-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë

Me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit. Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” u vendosën kurora me lule. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për sakricat dhe veprën që të rinjtë dhe të rejat bënë për çlirimin e kryeqytetit, dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes.

“Ky është një qytet që nuk është këtu nga rastësia, është këtu falë kontributit të atyre që e themeluan, falë kontributit të atyre që punuan për këtë qytet, por sot në këtë përvjetor është edhe falë atyre që dhanë jetën për këtë qytet. Ata që dhanë jetën për këtë qytet nuk ishin vetëm rezidentë të Tiranës, ishin djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare që e konsideruan çlirimin e Tiranës një nga pikat e kthesës në Luftën e Dytë Botërore, në të gjithë historinë se si ajo u zhvillua në Shqipëri. Ndaj dhe dua të falënderoj me respekt të gjitha familjet e dëshmorëve, të gjitha familjet e veteranëve, të gjithë familjet e atyre që kontribuan për luftën, e atyre familjeve nga Tirana që hapën shtëpitë e tyre, po të gjithë atyre familjeve që sakrifikuan, pavarësisht se nuk ishin nga Tirana për çlirimin e qytetit tonë”, deklaroi Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …