Në Deçan është mbajte mbledhja e IX-të përshëndetëse e Asamblesë Komunale e legjislaturës 2013-2017

Bazuar në nenit 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  Nr.03/L-040 dhe nenin  38 të Statutit të Komunës së Deçanit është mbajte  mbledhja e IX-të përshëndetëse  E Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila  kishte këtë rend dite:

  1. Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Përshëndetje –falënderim për punën 4 vjeçare të legjislacionit 2013-2017

Edhe këtë takim të fundit të kësaj legjislature e kryesoi  kryesuesi Jashar Dobraj. Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Dobraj  falënderoi të gjithë asamblistët të cilët për 4 vite rresht dhanë më të mirën nga vetja e tyre  me pjesëmarrje në seanca, më debate për tema dhe specifika të ndryshme, qoftë edhe nganjëherë edhe më përplasje për mos pajtime për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit për çka dhe kanë marrë besimin e tyre. Ndërsa Ramdan Tahiraj nga LDK, tha se kontributi i kësaj legjislature për 4 vitet që lamë pas do të mbetet njëra nderë përvojat më të mira jetësore. Në kuadër të këtij takimi lamtumirës  është organizuar edhe një koktej.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …