Shfaqjet humoristike-satirike të trupës “Portokallia” para publikut dhe në “Top Chanel” shquhen për humor të shëndoshë dhe shumë të larmërishëm. Për dallim nga shfaqjet e tjera, të tilla, sidomos në Kosovë, ku humori sajohet duke shtrembëruar gojën, duke ndragur gjuhën e fjalorin e duke majmunizuar veprimet, me qëllim për të arritur ndonjë efekt, në mënyrë për ta bërë publikun të qesh, “Portokallia” ofron një humor të shëndetshëm dhe shumë relaksues, duke u bazuar në radhë të parë, në lëndën e bollshme, të cilën sajuesit e këtij spektakli vjelin me invencion e zgjuarsi, duke gjurmuar me sukses në kontradiktat e shumta të shoqërisë shqiptare në tranzicionin që po zgjat e po zgjat, në rrugën ende pa krye drejt ardhmërisë së paparashikueshme.
Sajuesit e këtij programi humoristik satirik, janë pjesëtarë të një trupe të fortë profesioniste, e cila mund të krahasohet me trupat më të mira humoristike të rajonit, pse jo edhe të Evropës. Shtetet e Evropës nuk prodhojnë antagonizma të tilla të jetës sikur prodhon Shqipëria, andaj edhe humori atje nuk mund krijohet në një nivel të tillë.
Shqipëria e periudhës së quajtur, të “tranzicionit”, është mbarsur me sa e sa probleme jo vetëm shoqërore e ekonomike, por edhe probleme të luftës për të mbijetuar, qoftë si shoqëri ende e brishtë, qoftë si shtet tejet i dobët ekonomikisht e ushtarakisht, rrethuar në çdo anë me shqiptarë të viseve etnike ende të okupuar nga gjitonët grabitqarë.
Pretendimet për të pasqyruar besnikërisht këtë tranzicion nga kjo trupë e veçmas nga udhëheqësi artistik i këtij spektakli, i papërsëritshmi, Agron Llakaj, dhe bashkëpunëtorja e tij Amarada Toska, janë të jashtëzakonshme. Për dallim nga emisioni tjetër humoristik satirik “Fiks fare”, i sajuar mbi bazën e konceptit të gazetarisë hulumtuese, edhe pse mjaft mirë i ngjeshur në aspektin profesional “Portokallia” shkëlqen edhe me interpretimin brilant të aktorëve humoristë, për mendimin tim, ndër më të mirët që i ka kombi, apo ndër më të zgjedhurit, të cilët kanë pasur fat që talenti i tyre të nxirret në sipërfaqe.
Spektakli “Portokallia” tashmë ka fituar një fizionomi autentike, krejtësisht origjinale dhe jashtëzakonisht të përgatitur, jo vetëm për ta argëtuar publikun dhe për të mbijetuar si trupë. Paraqitja e kësaj trupe është shumë më tepër se kaq. Ajo po arrin të funksionojë, në radhë të parë falë talentit dhe angazhimit të të gjithë pjesëtarëve edhe falë lëndës së bollshme kontradiktore, të cilën “mjerisht” po e prodhon me bollëk shoqëria shqiptare e kësaj kohe.
Agron Llakaj dhe stafi i “Portokallisë” ka arritur të vjelë nektarin nga perlat e humorit e të satirës të traditës shumë të pasur shqiptare, ka arritur të fusë elementet e reja të humorit në një shoqëri, e cila dikur ishte shumë monolite e homogjene dhe tejet serioze në trajtimin e punëve të shtetit, ndërsa tani është një shoqëri krejtësisht heterogjene dhe e shkapërderdhur, pa respektin e nivelit të duhur ndaj shtetit e ligjit.
Kjo trupë ka arritur dhe po arrin për mrekulli të shpalos të gjitha anët devijuese të shoqërisë, e cila ende nuk po arrin të krijojë stabilitet ekonomik, as politik dhe e cila, çuditërisht, nuk po arrin të krijojë madje as baraspeshën më se të domosdoshme të sundimit të ligjit dhe të ushtrimit të kontrollit në tërë territorin e vet.
Në mbretërimin e një gjendjeje të tillë, shpeshherë edhe kaotike humori dhe satira bëhen jo vetëm pjesë e kritikës utilitare shoqërore, por në një masë edhe pjesë e domosdoshme e shfrimit të emocioneve të qytetarëve, për të “mos pëlcitur nga e keqja”, duke e zbrazur mllefin me të qeshur. Humori i “Portokallisë” ka elemente shpërlarëse të katarzës artistoteliane, të paktën kështu e përjetojnë shumë nga shikuesit.
Në këtë segment, Agron Llakaj me trupën e vet inteligjente dhe profesioniste arrin të argëtojë publikun shqiptar, më mirë sesa e kishte argëtuar kushdo tjetër më parë. Pjesët e spektaklit “Portokallia” janë tejet brilante dhe shkëlqejnë në të gjitha komponentët artistike, me të cilat sajohet humori i shëndoshë, i cili fshikullon pamëshirshëm dukuritë negative dhe devijuese të shoqërisë, një humor tejet i shëndetshëm për qytetarin shqiptar, i cili asnjëherë nuk ka qenë më i lirë për të komunikuar dhe për ta thënë atë që e ndjen, por asnjëherë nuk ka jetuar në një gjendje të tillë kaotike, ku “nuk e njeh qeni të Zonë”.
Nivelin e lartë të shprehjes artistike të këtij programi e ka mundësuar edhe një klimë gjithnjë e më e fortë e tolerancës demokratike, që po instalohet në vend, ku politika zyrtare, edhe pse e kritikuar dhe e fshikulluar paq, duket sikur është bërë imune dhe nuk reagon, ose reagon në mënyra më të buta, e mësuar tashmë se demokracia nuk qenka gjithnjë vetëm e lezetshme për të kalëruar dhe për të përfituar mbi të, por kjo demokraci paska në mesin e vet edhe hostenë që shpojnë dhe që u dashka mësuar të durohen, madje edhe atëherë kur nuk therin vetëm lëkurën.
Si kultivohet humori dhe satira në televizionet e Kosovës?
Jo rastësisht në trupën e “Portokallisë” nuk janë prezantuar humoristët shqiptarë nga Kosova, me ndonjë përjashtim tejet të rrallë. Nuk është kjo për shkak të neglizhencës së drejtuesve të “Portokallisë”, por është deficiti i shprehur i kësaj lënde dhe deficiti i humoristëve të mirëfilltë nga Kosova. Jo vetëm njëherë Llakaj ka shprehur diçka si keqardhje dhe nuk e ka zbuluar psenë e kësaj mungese, jo pse nuk e di, por sepse ai e kupton jashtëzakonisht dhe e vlerëson në radhë të parë qasjen profesionale ndaj kësaj pjese të krijimtarisë artistike, e cila, thënë realisht mungon në Kosovë.
Ne në Kosovë kemi mbartur mbi kurriz fatin e keq të së kaluarës, që lidhet me vitet e rënda të pushtimit dhe pikërisht jeta nën robëri ka determinuar edhe krijimtarinë në përgjithësi, veçmas humorin e satirën, e cila në popull është mjaft e gjallë, lakonike dhe mjaft e zhvilluar, por në segmentet e kulturës, përmes komisarëve titistë, ajo deri te publiku ynë kishte arritur në një formë tejet të zbehtë të kopjimit të humorit jugosllav, meqë Kosova për një kohë të gjatë ka qenë e nënshtruar edhe në këtë aspekt.
Kosova ka pasur disa improvizues të zellshëm të humorit, disa tipa që kanë emituar vetveten dhe që kanë dalë mirë, sikur ishte dikur trupa humoristike “Treshi përsheshi”, por mjerisht humori dhe satira profesionale e prezantuar në shfaqje apo në televizione ka qenë dhe mbetet lënda më deficitare e krijimtarisë sonë. Ne nuk kemi emra krijuesish humoristë si Qamil Buxheli, Kolë Jakova, Spiro Çomora, apo udhëheqës artistikë dhe aktorë të humorit si: Agron Llakaj, Zef Doda, Sejfullah Miftari, Koço Devolle Bujar Kapexhiu, e të tjerë.
Shfaqjet humoristike në Kosovë, në të kaluarën ishin farsa teatrale, artificiale, të zbehta, të realizuara dobët, krejtësisht skematike, bazuar në lëndën, po thuajse krejtësisht të përkthyer nga letërsia dhe tradita e krijuesve jugosllavë.
Aktualisht në Kosovë shpenzohen miliona euro për programet humoristike në tri TV-të tona publike. Humori në TV-të e Kosovës ende është i robëruar nga përmbajtjet humoristike jugosllave. Ende dominojnë tema nga seritë humoristike si: “Moderna porodica” ( Familja moderne) pastaj organizime të ndryshme dhe të përditshme si “Vala-Mala show”, “Përralla me tupan” “Tre gjermanët e trashë” etj. Tërësia e humorit dhe e humoristëve në Kosovë është improvizimi, mungesa tejet e shprehur e profesionalizmit, e cila mjerisht lidhet edhe me mungesën e traditës së mirëfilltë krijuese letrare në këtë pjesë të Shqipërisë. Dhe në mungesë të kësaj baze, sajuesit e humorit te ne kërkojnë dhe gjejnë skema improvizuesish, aktorë zhonglerë, që me paraqitje vulgare, me fjalor rruge, me gjestikulime majmune, me grimasa e fjalor të përçudnuar mundohen të arrijnë efekte për ta bërë publikun të qesh. Efektet e tilla, mjerisht e përdhunojnë shikuesin, meqë sajuesit e këtyre emisioneve janë njerëz të profiterisë së favoreve, të cilët kanë zhvatur dhe zhvatin burime të pashtershme financiare, për të manipuluar me shikuesin, duke shfaqur seri humoristike amorfe, thjesht të neveritshme, pse jo edhe banale dhe krejtësisht jashtë kontestit historik, aktual, nëpër të cilin po kalon Kosova.
Humori që krijohet dhe që shfaqet në Kosovë, më së miri mund të ilustrohet me një thënie filozofike të bardit të humorit shqiptar të Drenicës, Dervish Goxhulli. Kur, një ditë një njeri e pyet këtë Dervishin, përse i kishin rënë të gjithë dhëmbët, ai qe përgjigjur: “Dhambt’ ma kan’ ra tue qeshun prej zorit”.
Pikërisht mungesa totale e pranisë së humorit të mirëfilltë në televizionet e Kosovës, ka bërë që shijen e hollë të publikut të kësaj ane të atdheut, ta ketë thithur në tërësi “Portokallia” “Fiks fare”, dhe përgjithësisht mediet elektronike të Shqipërisë. Kjo është tejet e mirëseardhur për publikun e emancipuar të vendit tonë, sepse është fat që kjo pjesë deri dje e robëruar e atdheut të ketë mundësi të bashkohet shpirtërisht me pjesën tjetër të atdheut, jo vetëm përmes humorit dhe satirës. (A.Q.)