Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare. Për ministrin Mehmed Zeka, ky projektligj është një variant më i avancuar dhe që mënjanon disa mangësi të ligjit të mëparshëm. Projektligji i ri për herë të parë në këtë shtet mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5%. “Për manifestime politike, kulturore, private qytetari i pakicave është i lirë t’i përdorë simbolet. Në komunat ku ka 5 për qind pakica përdorimi i flamurit është i detyrueshëm që të ngrihet në zyrat e komunave”, ka thënë ministri i pakicave kombëtare, Mehmet Zeka. Ky projektligj ishte një nga kushtet kryesore të vendosura nga partitë shqiptare në Mal të Zi për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …