Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkon falje kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkon falje kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke telefonuar kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar falje për skandalin e “armiqësisë ndaj Ataturkut dhe Erdoganit”, në stërvitjen e NATO-s. Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, bëhet e ditur se Stoltenberg ka kryer një bisedë telefonike me presidentin Erdogan. Në bisedë, Stoltenberg ka theksuar se autoritetet e komandës kanë nisur hetimin e nevojshëm dhe se i është dhënë fund menjëherë detyrës së teknikut norvegjez me kontratë i cili ka qenë shkaktarë i ngjarjes, shkruan AA. Duke vënë në dukje se Turqia është një aleat i rëndësishëm për NATO-n, Stoltenberg, ka njoftuar se do të merren të gjitha masat e nevojshme që mos të përsëritet më një ngjarje e ngjashme dhe ka theksuar ndër të tjera se shpreson që skandali i përjetuar të mos ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …