KMDLNJ

KMDLNJ: Votimi për balotazh më 19 nëntor, ishte i rregullt, në nivel të standardeve ndërkombëtare

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut votimin për balotazh me datë 19 nëntor, e vlerëson si të rregullt, në kuadër të standardeve ndërkombëtare, me shumë pak parregullsi që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. KMDLNj thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar profesionalizëm dhe efikasitet gjatë trajtimit të procesit zgjedhor si dhe me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve. “Pavarësisht rezultateve preliminare e që sipas KMDLNj –së nuk do të ndryshojnë, subjektet garuese duhet t’i pranojnë ato duke uruar konkurrentët për fitore sikur se duhet të ofrojnë bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të komunave, pavarësisht kush ka fituar aq më parë që kryetarët e zgjedhur duhet dhe i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të komunave”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …