Rrustem Berisha

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha gjatë vizitës në Kanada, është takuar me autoritete të larta të sigurisë

Ministri i  FSK-së, Rrustem Berisha gjatë vizitës së tij në Kanada, ku mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks, ka zhvilluar një varg takimesh bilaterale me homologë nga shtete mike të Republikës së Kosovës. Fillimisht, u prit në takim nga nikoqiri i konferencës, ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, zotëri Harjit Sajjan, me të cilin zhvilluan një takim miqësor, ku  u bisedua kryesisht për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës si dhe për gjetjen e mundësive për intensifikimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve në të ardhmen. Në Halifax, ministri Berisha zhvilloi takim zyrtar edhe me ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, z. Guy Parmelin, përmes të cilit ka falënderuar popullin e Zvicrës dhe autoritetet e këtij shteti për përkrahje të qëndrueshme si dhe kontributin për paqe dhe siguri ndaj Kosovës dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …