Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Kanada ka zhvilluar një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në rajon. Kreu i shtetit e ka njoftuar sekretarin Stoltenberg edhe për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm. Në Kanada, kryetari Thaçi ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditës së djeshme ai ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, ku do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të jetës politike dhe shoqërisë civile atje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …