Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ditën e enjte do të mbahet seanca e radhës e kuvendit. Do të kemi seancë të enjten, i kemi një mori pikash që pretendojmë t’i përfundojmë brenda një seancë, ka thënë pas mbledhjes, Kadri Veseli. Arsyeja pse kuvendi s’ka mbajtur seanca të rregullta gjatë fushatës ka të bëjë me atë pikërisht pse grupet parlamentare e kanë kërkuar një gjë të tillë. Të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar që të mos mbajnë seancë. Unë gjatë fushatës kisha mundur t’i mbaj edhe tri”, ka saktësuar Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …