Me nderime ushtarake, u varros veterani Adnan Paçarizi

Në varrezat e veteranëve të luftës së UÇK-së, në Dragobil të komunës së Malishevës, me nderime ushtarake, është varrosur veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Adnan Aziz Paçarizi, i cili në moshën 49 vjeçare, ka vdekur të hënën, si pasojë e një sulmi në zemër. Adnan Paçarizi, ishte i lindur më 15 tetor 1968, ndërsa në shtator të vitit 1998, ishte plagosur gjatë luftimeve në Dragobil. Në ceremoninë e varrimit, krahas familjarëve, morën pjesë bashkëluftëtar të shumtë nga shumë vise të vendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pastaj Forca e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë dhe qytetarë të shumtë. Në ceremoninë e varrimit, fjalime mortore kanë mbajtur përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe OVL të UÇK-së nëndega në Dragobil, të cilët kanë folur për jetën dhe veprimtarinë e Adnan Paçarizit, heroizmin e treguar gjatë luftës, udhëheqjen e një skuadre, plagosjen e tij dhe luftën deri në çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …