Ministri Gashi: Salla do të jetë e gatshme për lojë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë për të inspektuar investimet që po bën MKRS-ja në sallën e vogël. Investimet e reja për shtimin e numrit të ulëseve bëhen përmes një kontrate e cila ka vlerën e rreth 170 mijë eurove. Ministri Gashi pa nga afër punimet që po bëhen në këtë palestër e cila po furnizohet me ulëse të reja teleskopike dhe po rregullohen ulëset ekzistuese për të plotësuar standardet që ka kërkuar FIBA me shtimin e 2818 ulëseve në sallë. Ministri e vlerësoi cilësinë dhe dinamikën e punës që po bëhet në këtë objekt sportiv dhe u zotua se salla do të jetë e gatshme për ndeshjet e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll në mënyrë që Kosova të zhvillojë kualifikimet për “Kina 2019” brenda vendit. “Ministria bashkë me palët e përfshira jemi angazhuar dhe kemi punuar me përkushtim maksimal që salla e vogël e Pallatit të Rinisë dhe Sportit të jetë e gatshme për ndeshjet e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll. Punimet janë zhvilluar sipas afatit së planifikuar me një dinamikë të shtuar. Mbetet të them që salla do të jetë e gatshme për lojë sipas kritereve të parapara nga FIBA-s dhe sportistët, sportdashësit në Kosovë do të kenë mundësi të shohin lojërat e Përfaqësueses dhe klubeve tona në hapësira moderne”, u shpreh ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …