LVV gjykate

Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëron arrestimin e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arrest për deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Vendimi i gjykatës erdhi pasi të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë, edhe pse kjo gjykatë kishte lëshuar një urdhër për ardhje me detyrim në seancë.  Tre nga katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u paraqiten sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti, Faton Topalli. Ndërkohë, në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra. Ndryshe, seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyre në afat të pacaktuar deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …