Teksti studimor “ Romantizmi në Evropë lindore dhe juglindore dhe në literaturën shqiptare ”, i albanologut tonë të njohur, Eqrem Çabejt, paraqet një model iliustrativ për kërkime krahasuese ndërmjet letërsive, në rastin konkret ndërmjet letërsive romantike.
Ky tekst ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë flitet për zhvillimin e romanizmit në trevën e Evropës perëndimore, ku Çabej veçon romantizmin gjerman, francez, anglez dhe italian. Ai për romantizmin gjerman thotë se është djepi i kësaj prirje letrare, vendi ku për herë të parë u shfaq ky fenomen kulturoro- letrar, që në shumë vende mori edhe ngjyrime sociopolitike. Ndër përfaqësuesit kryesorë të romantizmit gjerman ai e sheh Herderin në fushë të veprimtarisë së përgjithshme kulturore, ndërsa në atë letrare e sheh Hajnen, madje edhe në veprën e Gëtes gjënë elemente romantike. Veçori e kësaj letërsie gjermane është rikthimi, komunikimi me arkitipet përrallore, që manifestohen si ikje e poetit nga realiteti në idealitetin përrallor. Duke u futur në logjikën e përrallës, romantikët gjermanë dhe pasuesit e tyre bën glorifikimin e së kaluarës së vendit të tyre deri në shkallë mitizuese. Krejt ndryshe, sipas Çabejt, qëndron puna me romantizmin francez, sepse ky nuk vrapon pas përrallave dhe lashtësive, por ka për objekt të tij idenë e lirisë së njeriut, idenë nacionale, të cilat herë-herë ngjyrosen me nota sociale. Ndër autorët kryesorë të këtij romantzmi janë: Shatobriani, Lamartini, Hygoi etj. Romantizmi anglez ka një princip të ndryshëm, sepse poeti anglez i kësaj kohe, thotë Çabej, as nuk hynë në përrallat e lashta, as nuk shqetësohen për pabarazitë, padrejtësitë në vendin e tij, por ai krejtësisht largohet nga vendi i tij në vendet e largëta, ekzotike, për të gjetur aty idealitetin, siç bën Bajroni, Uodsvorthi etj. Ndërsa, romantizmi italian, sipas tij është më i zbehur në krahasim me tre të parët, ai është thjesht në shërbim të rregullimit politik, bashkimit të Italisë, gjë që ndikon shumë në romantizmin arbëreshë ( italo-arbëreshë e quan Çabej).
Duke i pasur për bazë këto modele themelore të letërsisë së romantizmit, si dhe duke i përdorur ato si instrumente argumentative, ai kalon në pjesën e dytë të punimit, ku analizon dhe krahason romantizmin në Evropën lindore dhe juglindore. Përshkruhen se në cilin model të romantizmit kanë përafrim letërsitë e nacioneve të ndryshme të kësaj pjese të Evropës, duke filluar me Finlandën, për të vazhduar me Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Poloninë, Çekinë, Hungarinë, Serbinë, Kroacinë, Greqinë etj. Për ta paraqitur më saktë këtë princip studimi të Çabejt, vlen ta marrim këtë shembull:
“Zhvillim i romantizmit në Poloni zë një vend të ndërmjemë midis romantizmit të Evropës perëndimore dhe romantizmit në Evropën lindore. Atij i mungon në një anë mbështetja e fortë të poezia popullore, të cilën e ndeshim kudo në Evropë lindore e juglindore”.
Pra, ky është principi i Çabejt, i cili i veçon ngjashmëritë dhe dallimet përmes krahasimeve konkrete. Ai krahason edhe ngjashmëritë dhe ndikimet ndërmjet letërsive të vendeve lindore dhe juglindore, siç është rasti kur thotë se estonezët e krijuan romantizmin e tyre duke marrë për model romantizmin finlandez, ku Kalevala finlandeze krijoi Kalevipoeg-un estonez. Kjo e bën atë të jetë gjithpërfshirës në analizat e tij krahasuese dhe njëkohësisht e dokumenton pohimin se kemi të bëjmë me një autor që ka dije të konsoliduar mbi lëndën që trajton.
Në pjesën e tretë dhe të fundit, Çabej flet për romantizmin në letërsinë shqiptare. Ai së pari niset nga letërsia arbëreshe ( De Rada, Sermbe, Skiroi), të cilën e quan italo-shqiptare, ku krahason ngjashmëritë e saj me romantizmin italian. Pastaj, kalon te romantizmi i zhvilluar në kolonitë e tjera të shqiptarëve, të cilën e përfaqëson me Naim Frashërin. Çabej vërenë dallime ndërmjet romantizmit që krijojnë arbëreshët dhe atij që krijon Naim Frashëri. Nëse për De Radën ideale është mbledhja e këngëve dhe përrallave të vjetra, Naimi nuk e kishte këtë qëllim. Por, edhe në shprehje stilistike vërenë dallime, ku italo-shqiptarët i vlerëson si më propërendimor, ndërsa për Naimin, Çabej thotë se është disi më oriental në stil. Pra, kemi krahasim edhe brenda një letërsie. Ky albanolog vlerëson se romantizmi shqiptar është shumë më afër romantizmit në vendet e Evropës lindore e juglindore, se sa në vendet e Evropës perëndimore. Kjo gjë, sipas tij, vjen për shkak se pothuajse të gjitha lëvizjet romantike në këtë territor të Evropës kanë funksionuar si mjete shtesë të lëvizjeve për liri kombëtare.
Çabej gjatë punës së tij kërkimore përdorë metodën e pozitivizmit, sepse për ta arritur rezultatin shkencor ai analizon kohën në të cilën është zhvilluar, ta zëmë romantizmi polak, kushtet në të cilat është krijuar, shkaku i ngjashmërive ose dallimeve me romantizmin e një vendi tjetër, si dhe faktorë të tjerë jashtëletrarë për të arritur te një rezultat letrar. Sido që të jetë, ne mendojmë se Eqrem Çabej ka një qasje tejet objektive gjatë analizave të tij krahasuese.